Osmani: Masa e përkohshme e Kushtetueses ndalon çdo procedurë, përfshirë edhe mandatarin

Prishtinë | 09 Sht 2025 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani në konferencë për media tha se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës ndalon çdo procedurë, përfshirë edhe caktimin e mandatarit, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e masës asnjëherë nuk e paragjykon vendimin e Gjykatës. Masa si e tillë na obligon të gjithëve, e obligon Kuvendin, më obligon mua si presidente që të mos ftoj partinë e parë për mandatarin. Na ndalon të ndërmarrim çdo procedurë. Të gjithë këta hapa konsiderohen procedura për zgjedhjen e Qeverisë dhe një gjë e tillë është ndaluar me masën e marrë. Po atë ditë që masa hiqet, do ta thërras partinë e parë dhe do ta caktojmë mandatarin, e pastaj do të procedohet me formimin e Qeverisë”, ka thënë Osmani.

https://ekonomiaonline.com/presidentja-osmani-bllokimi-i-kuvendit-per-moszgjedhjen-e-nje-nenkryetari-do-te-cenonte-seriozisht-themelet-e-republikes

Të ngjashme