Osmani: Masakra e Izbicës mbetet thirrje që drejtësia të mos vonojë

Prishtinë | 28 Mar 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Izbicës, duke theksuar se kjo ngjarje mbetet dëshmi e dhimbjes dhe njëkohësisht thirrje për drejtësi.

Sipas saj, 147 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat serbe, në mesin e tyre edhe një foshnje 6-muajshe, Dafina Qelaj.

“Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë. Është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka shtuar se krimet e kryera nga Serbia, të cilat sipas saj kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, duhet të përballen me drejtësinë.

Presidentja ka theksuar se kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për përkujtim të përhershëm të viktimave, duke u shprehur: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët”.

Të ngjashme