“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Në një matje të fundit nga Ombinus gjatë qershorit, presidentja Vjosa Osmani gëzon aprovim më të lartë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti në të gjitha nivelet e shkollimit të votuesve.

Kështu shkruan analisti Shenoll Muharremi, në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, presidentja Osmani ka një nivel të përgjithshëm të kënaqshmërisë prej 62.1 për qind krahasuar me 48.4% që ka Albin Kurti.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Muharremit:

Kenaqshmëria dhe Aprovimi: Vjosa Osmani vs Albin Kurti

Presidentja Osmani ka një nivel të përgjithshëm të kënaqshërisë prej 62.1% krahasuar me 48.4% që ka Albin Kurti.

Nga matja e fundit Ombinus në qershor rezulton se Vjosa Osmani gëzon aprovim më të lartë se Kurti në të gjitha nivelet e shkollimit të votuesëve.

Nivelet Vjosa Osmani: 88.1% Max vs 53.0% Min
Niveli Albin Kurti: 77.6% Max vs 30.5% Min

-Persona me disa vite të fillore:
Osmani 88.1% vs 77.6% Kurti

-Persona me shkollë fillore:
Osmani 76.0% vs 56.7% Kurti

-Personia me disa vite të mesme:
Osmani 60.7% vs 53.6% Kurti

-Persona me shkollë të mesme:
Osmani 55.6% vs 45.9% Kurti

-Studentët:
Osmani 56.9% vs 39.1% Kurti

-Persona me fakultet:
Osmani 62.6% vs 48.3% Kurti

-Persona me magjistraturë ose doktoraturë:
Osmani 53.0% vs 30.5% Kurti

Të ngjashme