Osmani: Me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do forcohet

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Maltë, është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Evarist Bartolo.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani shkruan se me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do të forcohet.

“Një takim i shkëlqyer me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Evarist Bartolo. E falënderova atë për qëndrimin e vazhdueshëm për Kosovën dhe mbështetjen e përpjekjeve tona për integrimin në BE. Jam e sigurt se me vendet aleate si Malta, pozita jonë ndërkombëtare vetëm do të forcohet”, ka shkruar presidentja Osmani.

Të ngjashme