Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një vizitë pune në Gjilan, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, të cilin e uroi për mandatin e tij të dytë.
Gjatë takimit u diskutua për projektet e reja që pritet t’i sjellin qytetit më shumë zhvillim dhe mundësi për komunitetin lokal.
Osmani vizitoi Shkollën e Muzikës dhe Arteve Pamore, ku u mbajtën disa performanca nga Kori i Grave “Muza”, si dhe u takua me fëmijët e kopshtit “Integj”.
Vizita përfundoi në klubin e futbollit “Drita”, ku Presidentja i përgëzoi sportistët për rezultatet e arritura në arenën vendore dhe evropiane, duke theksuar se sukseset e tyre e bëjnë vendin krenar.