Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet me liderët botëror në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Budapest.
Ajo ka bërë të ditur edhe zhvillimin e një takimi me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, raporton Ekonomia Online.
Osmani tha se nga Nausėda ka marrë konfirmimin se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Në takim me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda, e falënderova dhe ritheksova përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale. Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.