Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Osmani u shpreh se raportet e jashtëzakonshme bilaterale në mes të Republikës sonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë një bazament të fort e shumë të rëndësishëm të shtetësisë sonë.
“Miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme e thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mbetet përherë prioritet”, u shpreh tutje Osmani.
Më poshtë postimi i plotë:Raportet e jashtëzakonshme bilaterale në mes të Republikës sonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë padyshim një bazament të fort e kaq shumë të rëndësishëm të shtetësisë sonë.
Kënaqësi të mirëpres sot në takim Ambasadorin Kosnett me të cilin diskutuam mbi prioritetet gjatë mandatit tim presidencial si dhe rëndësinë e angazhimit në drejtim të bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin pandemisë.
Poashtu, me këtë rast theksova që fokus të veçantë do të vë në konsultimet me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.
Miqësia me SHBA-të mbetet e përhershme e thellimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit mbetet përherë prioritet.