Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka mirëpritur votimin njëzëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrëveshjes me MCC-në.
Osmani tha se me anë të kësaj konfirmohet partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç kësaj, ajo tha se angazhimin institucional drejt tranzicionit energjetik.
“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara!”- tha Osmani.