Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit ka pritur sot në një takim një grup studentësh të mjekësisë.
Sipas njoftimit për media, ata kanë prezantuar aktivitet e tyre me studentët e rinj, trajnimet e organizuara për ta dhe përpjekjet që ikja e kuadrit mjekësor jashtë vendit të mos jetë opsion.
Osmani ka theksuar se investimi në arsim e shëndetësi duhet të jetë prioritet. Në këtë kontekst, ka përmendur se ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën.
“Duhet ta kthejmë trendin, në mënyrë që mjekët tanë ta shohin perspektivën këtu”, ka potencuar ajo.
Për këtë shkak, njoftohet se Osmani ka theksuar se duhet të kthehet vëmendja nga kjo sferë, në mënyrë që kuadrot shëndetësore të mbeten në Kosovë.