Presidentja Vjosa Osmani iu ka ndarë medalje presidenciale familjarëve të aktivistëve Mon Balaj dhe Arben Xheladinin, të vrarë në demonstratat e Vetëvendosjes të 10 shkurtit 2007, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se përveç respektit për familjen Balaj dhe Xheladini duhet të kërkohet edhe drejtësi për Balajn e Xheladinin.
“Sot kam akorduar medaljen presidenciale me motivacion. Andaj përveç asaj për respekt mund ta përsërisim edhe thirrjen tonë për drejtësi. Si institucione të Republikës së Kosovës, është me rëndësi të vazhdojmë me thirrjet tona që komuniteti për drejtësi të japë kontributin e vet”, u shpreh Osmani.
I pranishëm në ceremoni ishte dhe lideri i Vetëvendosjes, aktualisht kryeministër i vendit, Albin Kurti.