Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo theksoi se ata zgjodhën nderin mbi frikën dhe atdheun mbi jetën, duke u shndërruar në simbol të lirisë.
Presidentja Osmani u shpreh se sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin qëndron liria e Kosovës dhe se gjakut të dëshmorëve i detyrohet flamuri i Republikës që sot valon i lirë.
“Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së,” përfundoi ajo