Osmani në 1-vjetorin si presidente: Jam përpjekur për përmirësimin e imazhit të vendit

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 15:29 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një-vjetorin e marrjes së mandatit si e para e shtetit ka thënë se në çdo takim ndërkombëtar ka mbrojtur interesat e shtetit sovran, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, e para e shtetit u shpreh se është përpjekur në përmirësimin e imazhit ndërkombëtarë të vendit.

“Sot janë bërë një vjet prej që kam marr besimin si Presidente e vendit. Përgjatë këtij viti kam përfaqësuar vendin brenda dhe jashtë dhe gjithnjë kam pasur fokus interesin shoqëror dhe të Republikës që e përfaqësoj. Si udhëheqëse e politikës kam zhvilluar vizita zyrtare e takime bilaterale. Gjatë këtyre takimeve kam takuar dhjetëra krerë shtetesh e zyrtarë të tjerë institucionalë. Jam përpjekur maksimalisht në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit, të punojë për forcim të mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar. Politika jonë e jashtme mbetet reflektim i asaj që sa jemi shtet i pavarur përbrenda, prandaj kam mbrojtur në çdo takim interesat e shtetit sovran të Kosovës”, tha Osmani.

“Nga vizitat dhe takimet bilaterale dhe takimi i drejt me zv.presidentes së ShBA-se kanë shtyrë përpara fuqizimin e aleancave drejt shtetit të Kosovës. Përgjatë këtij viti Kosova është vizituar nga udhëheqës të organizatave ndërkombëtare dhe president të tjerë. Së shpejti do presim presidentin e Letonisë dhe Malit të Zi dhe shumë shteteve të tjera”, tha Osmani

Tutje, presidentja Osmani tha se zëri i Kosovës është dëgjuar edhe në Asamblenë e OKB-së dhe në forume të ndryshme ndërkombëtare.

Teksa ka folur për emërimin e ambasadorëve, ajo tha se për herë të parë Kosova ka arritur që të ketë 3/4 të jenë të dekretuar diplomatikë dhe 1/4 politikë.

“Në forume të shumta ndërkombëtare nga Asambleje e OKB-së, zëri i Kosovës është dëgjuar qartë. Në drejtim të fuqizimit të Kosovës, jam krenare qe kam dekoruar ambasadorë qe po i shërbejnë republikës së Kosovës. Për herë të parë në Kosovë kemi arrit që diku 3/4 të jenë të dekretuar diplomatikë dhe 1/4 politikë. Kam punuar qe FSK-ja të jetë partner i paqes. Gjatë këtij viti kam hapur presidencën për të gjithë pa dallim për rininë dhe fëmijët. Ju siguroj që nuk do të ndalemi bashkërisht për një shoqëri të hapur”.

“Viti i kaluar ishte jashtëzakonisht sfidues, Covid-19 ishte i përhapur. Kemi pranuar 1 milion vaksina nga SHBA-ja dhe shtetet të tjera, me të cilat janë vaksinuar qytetarët tanë. U pa edhe këtë vit se para sfidave të tilla, bashkëpunimi e komunikimi na ndihmojnë të ecim përpara. Kur qëndrojmë të bashkuar nuk ka pengesë qe nuk do ta kalojmë”, tha ajo.

Të ngjashme