Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se institucionet arsimin e kanë shëndërruar në prioritet nacional, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë solemne për nder të 50-vjetori të themelimit të Universitetit të Prishtinës (UP) Osmani shtoi se ky institucione duhet t’ju përgjigjet nevojave të shoqërisë.
Kryetarja e Kuvendit, ka premtuar buxhet shtesë për UP-në në vitet e ardhshme.
“Në këtë ditë të shënuar duam të kujtojmë themeluesit. Ata e mbajtën të gjallë arsimin të ndërtimit të shtetësisë, duke qene aktiv në lëvizjen për liri, gjithnjë krahasoj momentin e shpalljes së pavarësisë me një sukses të studentëve tanë me një garë ku ata dolën finalist”.
“Sot ju përballeni me sfida të shumta hapësira mungesa e laboratorëve. Institucionet e Kosovës arsimin e kanë shndërruar në prioritet nacional. S’mund të kemi zhvillim ekonomik nëse prioritetin themelor se kemi investimi në arsim”, tha Osmani.
“Dua t’ju siguroj që përkushtimi ynë është për përmasimin e cilësisë në arsim. Duam të sigurojmë një sistem gjithëpërfshirës. Do të ketë ndarje më të madhe të buxhetit në vitet e ardhshme”.
Në emër të qeverisë së Kosovës, foli zv.kryeministri Haki Abazi. Ai tha se qeveria do të përkushtohet që t’i dal në ndihmë institucioneve të arsimit.
“Në 20 vitet e ardhshme shpresoj të jemi pjesë e historisë së arritjeve shkencore në gjithë globin. Uroj të festojmë arritje e përvjetorë përgjithmonë”, tha ai