Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Sindromës Down, ka bërë thirrje për angazhim për gjithëpërfshirje dhe mbështetje për personat me sindromën Down.
Osmani ka thënë se secili person meriton të vlerësohet, respektohet dhe t’i jepet mundësia e barabartë.
“Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, le të riafirmojmë angazhimin tonë për gjithpërfshirje dhe mbështetje për personat me sindromën Down. Secili person meriton të vlerësohet, respektohet dhe t’i jepet mundësi e barabartë.❤️”, ka shkruar Osmani.