Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të komunave të vendit, ka vizituar Drenasin, me ç’rast është pritur kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, raporton Ekonomia Online.
Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile, do ta vizitojë Parkun e Biznesit si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.