Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga, ku u riafirmua përkushtimi për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.
Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së Japonisë gjatë gjithë fazave të shtetndërtimit të Kosovës, duke vlerësuar këtë mbështetje si thelbësore.
Ajo u shpreh e vendosur që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të avancohen edhe më tej, në të mirë të qytetarëve dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta demokratike.