Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Doha të Katarit me një delegacion të bizneseve kosovare.
Osmani ka shkruar në X se janë të fokusua në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik.
“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani.