Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares kanë ndërtuar bazamentin e shtetit, raporton Ekonomia Online.
Prandaj sipas saj, Kosova ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve.
Këto komente ajo i bëri pas homazheve bashkë edhe me kryeparlamentarin Galuk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”.
Osmani shtoi se vendi duhet që të forcohet e të zhvillohet ashtu siç e kanë ëndërruara dëshmoret, kjo kjo ngase sipas saj, është obligim i të gjithëve.
“Jemi sot këtu së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e Kosovës për të nderuar dëshmorët e koshares, betejën e Koshares, për të nderuar ata që 22 vite më parë të udhëhequr nga Agim Ramadani e Sali Çekajt e shumë e shumë strategë tjerë luftarakë jo vetëm që thyen kufirin dhe hoqën gurët që ishin pengesa fizike por hoqën edhe pengesa emocionale ndërmjet nesh duke zgjuar kambanat e lirisë që i dhanë shpresë vendit tonë”, tha Osmani.
“Të gjithë ata që ranë në betejën e Koshares sot kanë themelet e tyre dhe kanë ndërtuar bazamentin e popullit tonë prandaj edhe ky shtet qe e gëzojmë e ka bazamentin aq të fortë sepse është ndërtuar me gjakun e gjithë dëshmorëve që sot bashkërisht i kujtojmë”.
“Është detyrë e jona dhe borxh i shtetit tonë ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë, që sot shtetin ta forcojmë e sot shtetin tonë ta bëjmë të tillë që ëndërruan gjithë luftëtarët tanë dhe që sot e gëzojmë këtë liri që u sakrifikuar dhe u dha aq shumë mund”, theksoi tutje ajo.