Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Itali në kuadër të “Global Women Leaders Summit”, ka zhvilluar takime me gratë që janë shembull për udhëheqje, e ndër to ka qenë tamimi me Hillary Clinton, e ambasadoren Melanne Verveer, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka ndarë fotografi në Facebook, teksa ka shkruar se këto gra janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues.
“Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë”, thekson presidentja.
Postimi i plotë:
Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues.
Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë!