Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një pritje të organizuar nga ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, në New York.
Përmes një postimi, Osmani tha se ishte krah liderëve të tjerë botërorë dhe zhvilloi diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Në pritjen e Presidentit Trump në Neë York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka thënë Osmani.