Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në New York, ka marrë pjesë një organizim të GCERF kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Aty kanë marrë pjesë edhe shumë liderë të tjerë botërorë.
“Përmes bashkëpunimit, ndërgjegjësimit dhe ndarjes së njohurive, ne jemi të përkushtuar të kontribuojmë në këtë luftë globale”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani gjatë vizitës së saj është duke u takuar me zyrtarë të lartë amerikanë.