Osmani në Paris, merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marr rrugë drejt Parisit për lojërat olimpike e ftuar nga Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Osmani tha se Kosova do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat, të cilat i mishëron sporti dhe se janë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve të Kosovës, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Në prag të hapjes së lojërave olimpike #Paris2024, u ftuam nga Presidenti Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat, të cilat i mishëron sporti. Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tonë.

Të ngjashme