U.d. presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine BUTEL. Me këtë rast, ambasadorja e Francës e uroi u.d. presidenten Osmani për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.
Osmani e falënderoi përzemërsisht ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e Presidentit Macron për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ajo theksoi që pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit.
Tutje në takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme.