Presidentja Vjosa Osmani, në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në veri, ka thënë se ai nuk ishte vetëm mbrojtës i Republikës sonë, por edhe simbol i guximit.
Osmani ka thënë se sakrificia e Bunjakut nuk do të harrohet kurrë e se trashëgimia e tij do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.
“Është detyrë e jona që ta nderojmë sakrificën e Afrimit. Ai nuk ishte vetëm mbrojtës i Republikës por edhe simbol i guximit. Sakrifica e juaj nuk do të harrohet kurrë teksa trashëgimia juaj qoftë frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”, tha Osmani.