Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim homologun e saj hungarez, Tamas Sulyok dhe bashkëshorten e tij Zsuzsanna Nagy.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit thotë se gjatë takimit, ka përsëritur se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore.
“Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, ka shkruar presidentja.