Osmani nesër në Bruksel, takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të presë nesër në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar agjenda e Costas, takimi në fjalë do të mbahet nga ora 09:30.

Pos Osmani, në të njëjtën ditë Costa do ta presë në takime duke filluar nga ora 10:00 edhe presidentin malazez, Jakov Milatoviq.

Ndërsa sot, Costa në takime i pret edhe liderët e tjerë të shteteve ballkanike përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme