Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sylejman Gashi.
Telegrami i plotë:
E nderuar Familje Gashi, ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve.
Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar.
Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën!
Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime.
Sulejman Gashi u prehtë në paqe!