Osmani ngushëllon familjen dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme të gazetarit Zijadin Gashi

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi, raporton Ekonomia Online.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zijadin Gashit, gazetarit të përkushtuar, i cili tërë jetën ia kushtoi punës në media. Karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale”, thuhet në mesazhin e presidents Osmani.

Në këto çaste të rënda për familjen, Osmani shkruan se “bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.

Të ngjashme