Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Hafiz Gagica.
Osmani e ka quajtur Gagicën veprimtar të palodhur, aktivistit të pashoq të mërgatës shqiptare në Gjermani.
“Z. Gagica do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, urtësinë dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare dhe të mërgatës sonë në Gjermani. Në kohë të vështira për vendin, Hafiz Gagica ishte zë i fuqishëm i angazhimit qytetar e kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se vdekja e tij e parakohshme ka pikëlluar të gjithë ata që e njohën e patën mundësi të bashkëpunonin me të.
“Në personalitetin e tij, bashkëpunëtorët e tij kanë gjetur gjithmonë njeriun e matur, i cili nuk kursehej për asgjë. Ai la boshllëk të thellë në familje, në shoqëri dhe në të gjithë atdheun, për të cilin kontribuoi tërë jetën. Si Presidente e vendit, kam pasur nderin që t’ia njoh këto merita, për të cilat, më 30.03.2026 e kam dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në këto çaste dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gagica, miqve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve.”, ka shkruar Osmani.