Osmani: Një kapitull i ri në partneritetin Kosovë-Zvicër

Prishtinë | 21 Maj 2025 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani falënderoi Presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, duke theksuar se kjo vizitë shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet e fuqizuara ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Të ngjashme