Osmani: Nuk e di arsyen e mungesës së Kurtit, mund ta pyesni atë

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 14:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk e di arsyen e mungesës së kryeministrit Kurti në takimin e thirrur me partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve, duke u sugjeruar gazetarëve që ta pyesin vetë Kurtin për këtë.

“Siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh. Nënkryetari Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim. Por pasi partitë kanë qenë vetëm në nivel kryetarësh, e kemi mbajtur parimin për të gjithë dhe Konjufca me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i dimë arsyet besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, ka thënë Osmani, raporton EO.

Të ngjashme