Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka pasur ndonjë kërkesë në lidhje me deputetët e Listës “Guxo”.
Osmani ka thënë pas takimit me Abdixhikun sot se ditëve të ardhshme ata do të kenë edhe një takim tjetër ndërkohë që sot ia ka paraqitur atij platformën për presidente.
Pas takimit me Abdixhiku pretendentja për presidente Vjosa Osmani ka thënë se pret nga kolegët e saj të ish-partisë që ta përkrahin për presidente derisa një gjë të tillë e pret nga të gjithë deputetët e Kuvendit.
Osmani beson se seanca për presidentin do të mbahet shumë shpejtë sapo të përfundojnë procedurat për zëvendësimin e deputetëve të cilët kanë marrë poste ministrore.