Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk kanë pasur marrëveshje me Listën Serbe për votimin e saj në postin e kryeparlamentares, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka pasur marrëveshje, vetëm diskutime për t’i pyetur në qoftë se kanë vullnet ta bëjnë një gjë të tille me qenëse akti i zgjedhjes së institucioneve në kuvend nuk ka të bëjë me koalicionin qeverisës. Gjatë katër viteve të ardhshme do të jem drejtuese e një institucioni që të gjithë pavarësisht dallimeve partive dhe ata thanë që duan ta tregojnë si akt të vullnetit”, tha ajo.
Osmani është pyetur edhe për postin e Agim Veliut në krye të MPB-së, por që nuk ka dashur të komentojë.
“Sa i përket çështjes së Agim Veliut ajo tha që janë çështje të brendshme, nuk preferoj të flas skutave dhe restoranteve. Çka do që kam e them brenda organeve partiake dhe ato kanë qenë diskutime të zakonshme që i kemi në parti”, tha ajo.
Ajo tha se tahsmë ka një qeveri që do të merret me problemet themelore të qytetarëve.
“Tashmë e kemi një qeveri e cila do të merret me problemet themelore me të cilat ballafaqohen qytetaret. Unë bashkë me kolegët si drejtuese ë kuvendit edhe 119 deputetë te tjerë shpresojmë që t’a kthejmë një imazh më të mirë institucionit tonë. Besoj që koalicioni do të jetë i qëndrueshëm sepse e ka bazamentin jashtëzakonisht të fortë dhe ky koalicion është vullneti i qytetarit”, tha ajo.