Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur edhe njëherë se nuk e pranojnë ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion. Ajo ka thënë se oferta e VV-së i shpie në garë këto dy parti, raporton EkonomiaOnline.
Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka ftuar edhe njëherë VV-në që të shqyrtojnë ofertën për bashkëpunim me LDK-në, por duke e pasur të qartë se kjo parti nuk do të pranon asnjë ofertë tjetër përpos asaj që është thënë publikisht.
“Duam sërish ti bëjmë ofertë për një ofertë të sinqertë për ofertë në mirëbesime e jo që shpien garën ndërmjet nesh kurse ne jemi në garë me PAN, i ftojmë edhe njëherë ta rimendojnë këtë ofertë tonën sepse raportet tona duhet të ndërtohen duke e besuar njeri tjetrin, e jo duke luftuar njeri tjetrin. Kemi tejkaluar gjithçka deri tani ato programore ideologjike dhe çështje tjera qoftë në listë dhe të tjera. I ftoj të rimendojnë këtë qasje dhe ta ndryshojnë nga në garë në një në mirëbesim dhe të pranojnë ofertën tonë që me 6 tetor të dalim fitues.
“Tashme përgjigjen e kemi dhënë ne shpresojmë që VV ta rimendoj qasjen dhe ta pranojë ofertën tonë sepse një listë pa krye është edhe pa orientim qytetarët duhet ta dinë se për çfarë po votojnë. Gara jonë është me partitë që e kanë kapur shtetit dhe nuk duhet të ju mundësojmë atyre fitore. Pavarësisht çfarë bëjnë partitë tjera ne do të festojmë duam ti qojmë në opozitë dhe për kohë të gjatë”, ka përfunduar Osmani.