Osmani pas takimit me Sorensenin: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialog

Prishtinë | 17 Mar 2025 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit më të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, vlerësoi se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Ajo shtoi se masat e BE-së ndaj Kosovës po e dëmtojnë balancën në dialog.

Presidentja Osmani tha se në takim kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balancin e nevojshëm në dialog”, shkroi presidentja Osmani.

Presidentja Osmani , sipas Presidencës, ia ka paraqitur Sorensenit vërejtjet për Draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Në takim me z. Sorensen, presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

P

Të ngjashme