Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët politikë, tha se disa prej përfaqësuesve kishin qëndrime që nuk ka shumicë, mirëpo pati edhe nga ata që shprehën dëshirë për një takim tjetër për të propozuar mandatarin e ri, raporton Ekonomia Online.
Osmani tha se nëse do të ketë një propozim tjetër apo jo, mbetet çështje e partive politike, ndërsa shprehi gatishmërinë për t’i pritur në takim sërish
“Gjatë këtij takimi diskutuam një sërë çështjesh. Kryesorja ishte që këto konsultime të ndodhin para caktimit të mandatarit tjetër, dhe diskutuam nëse dikush nga partitë politike e kanë shumicën e nevojshme. Besoj i keni dëgjuar përfaqësuesit politike, disa nuk kishin shumicë e disa dëshiruan të takohemi sërish.
Sipas Kushtetutës janë 10 ditë të afatit që skadon më 5 nëntor, deri në atë datë do të komunikoj vazhdimisht, dhe kushdo që ka gatishmëri që të takohemi sërish që përfundimisht a ka caktim të mandatarit të dytë a jo do t’i pres. Para se të skadojë afati kushtetues, a do të ketë propozim për mandatarin është çështje e partive politike. Nuk kishte unanimet të plotë se a do të ketë mandatar tjetër apo jo”, tha Osmani.

