Osmani për arritjen historike të Nëntogeres Vesa Ibrahimit: Kosova është krenare me ty

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar me krenari Nëntogeren Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për suksesin e saj historik si gruaja e parë nga jashtë Amerikës që ka diplomuar në Ranger School, trajnim prestigjioz i Ushtrisë Amerikane.

Osmani e cilësoi këtë arritje si një fitore të madhe për Kosovën dhe një frymëzim për të gjitha vajzat që synojnë të shërbejnë atdheun me guxim dhe përkushtim.

“Kosova është krenare me ty dhe me të gjitha vajzat dhe djemtë tanë në uniformë!” – shkroi Osmani në postimin e saj.

Të ngjashme