Presidentja Osmani për Gazën: Fëmijët nuk i nisin luftërat, por janë ata që vuajnë më shumë pasojat

Prishtinë | 28 Kor 2025 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me katastrofën humanitare në Gaza, duke theksuar vuajtjet e mëdha që po përjetojnë civilët e pafajshëm, veçanërisht fëmijët.

“Fëmijët nuk i nisin kurrë luftërat! Por janë pikërisht ata që vuajnë më shumë dhe bartin pasojat më të rënda të çdo konflikti,” deklaroi Osmani në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo e cilësoi situatën në Gaza si “zemërthyese” dhe bëri thirrje që kjo gjendje të marrë fund sa më parë. “Çdo fëmijë, çdo familje, pavarësisht kombësisë apo fesë, është e çmuar dhe duhet të mbrohet,” theksoi Presidentja.

Të ngjashme