E para e vendit, Vjosa Osmani është shprehur se homologu i saj francez, Emmanuel Macron gjatë bisedës që kishin në Uashington, kishte një qasje pozitive dhe përkrahëse për Kosovën.
Por, sipas Osmanit, ka ende nevojë për bisedime që të gjendet rruga më e mirë përpara.
“Kishim një bisedë shumë substanciale me presidentin Macron, i cili u interesua jo vetëm për zhvillimet në kontekstin ndërkombëtar por për të gjitha reformat të cilat po bëhen në Kosovë nga fusha e sundimit të ligjit te reformat ekonomike, te çështja e sistemit të drejtësisë, dhe shumë tema të tjera, për të cilat pata mundësinë ta njoftoj në detaje. Diskutuam edhe për organizata ndërkombëtare, në veçanti për Këshillin e Evropës. Ne do ta vazhdojmë diskutimin me presidentin Macron pas përafërsisht pesë ditësh, ku unë udhëtoj për në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh presidentja Osmani.
“Presidenti Macron kishte një qasje pozitive dhe përkrahëse për Kosovën, por ka ende nevojë që të vazhdohen bisedat të gjejmë rrugën më të mirë përpara”, tha tutje Osmani.