Osmani për masakrën në Krushë: Dëshmi e mizorisë së regjimit të Millosheviqit

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot me dhimbje dhe nderim viktimat e masakrave në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, ku forcat serbe vranë 241 banorë në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të Vogël.

“Sot e kësaj dite, 64 persona nga Krusha e Madhe, si dhe 60 nga Krusha e Vogël, mbeten të zhdukur me dhunë nga regjimi serb, si dëshmi e krimit të përsëritur dhe i dhimbjes së pashuar të familjarëve që akoma nuk kanë ku të vendosin një lule kujtimi,” tha Osmani.

Ajo kujtoi se mes të vrarëve kishte fëmijë, pleq dhe gra shtatzëna, duke theksuar mizorinë e regjimit serb që nuk kishte kufi.

“Pasi i vranë banorët e këtyre fshatrave, ata i dogjën kufomat, me qëllim të pastër për të shfarosur popullin tonë nga tokat tona,” shtoi Presidentja.

Osmani vlerësoi qëndresën e banorëve të Krushës, duke i cilësuar ata si simbol të pathyeshmërisë.

Të ngjashme