Osmani për Masakrën Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe  vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve.

Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.

Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!

Të ngjashme