Osmani për Mikullovcin: Për pak nuk e bëmë përshëndetjen e fundit, sepse ti e mbylle perden

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e artistit Adem Mikullovci.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se këtë javë ishin dakorduar që të takoheshin me Mikullovcin, por ky takim ju mbeti peng.

“Një takim përgjatë kësaj jave, ashtu siç ishim dakorduar, na mbeti peng Adem Mikullovci. Për pak nuk e bëmë përshëndetjen e fundit, sepse ti e mbylle perden”, shkroi Osmani.

Osmani shtoi se “Sot, vendi mbeti pa aktorin e politikanin e shquar, mbeti pa një zë kritik, i cili iku me dëshirën për një Kosovë më të mirë. Mjeshtër, një është e sigurt; që ti do të mbetesh shenjë e kohës dhe që ne nuk do të pushojmë së punuari që këtë vend ta bëjmë siç deshte ti! Sipari i Teatrit për TY u mbyll për prezencën fizike, porse jo për veprat që le pas”.

Adem Mikullovci vdiq sot në moshën 80-vjeçare.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1796592377169685
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme