Osmani për ndarjen nga jeta të Tahirsylës: Dha kontribut të çmuar në punën e tij

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj.

Presidentja për Tahirsylën thotë se ka dhënë një kontribut të çmuar në punën e tij akademike si dhe në sferën e meteorologjisë.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të meteorologut dhe ish profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj.

Ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij akademike, sikurse edhe në sferën e meteorologjisë.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn!

Të ngjashme