Osmani për nder të Ditës së “Zojës së Madhe”: Simbol i dhembshurisë dhe përkushtimit në shërim të njerëzimit

Viti | 15 Gus 2024 | 14:15 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mijëra besimtarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, sot në Letnicë morrën pjesë në Manifestimin e Ditës së Zojës së Madhe. E pranishme në këtë manifestim ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar  nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, raporton Ekonomia Online.

Pas meshës të cilën e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovë Dodë Gjergji, një fjalë rasti mbajti edhe presidentja Osmani e cila mes tjerash tha se Vitia ka shumë histori.

Osmani, mes tjerash, përgëzoi duke thënë se shpreh nderimin e admirimin e saj më të thellë për festen e “Zojës së Madhe”.

Osmani tha se këtë vend të bukur Shën Tereza morri thirrjen si një vajzë e re për të shërbyer për tërë jetën.

“Ku e nisi rrugëtimin e saj drejtë shërbimit të përjetshëm dhe duke shndërruar në nënën tonë të përbotshme, në nënë e gjithë njerëzimit. Nënë Tereza u shndërrua në simbol të dhembshurisë dhe të mohimit dhe përkushtim të pa lëkundur në shërim të njerëzimit. Prandaj sot e nderojmë fshatin Letnicë ku e shenjta jonë nisi rrugëtimin e saj të jashtëzakonshme. Pikërisht këtu në këtë fshat, e saj Gonxhe Bojagjiu, Shën Tereza e sotme e dëgjoi thirrjen që do ta dërgonte në një jetë shërbimi, dhembshurie dhe besimi të pa lëkundur. Në këtë festë ne sot i dedikohemi asaj, shpirtit të saj të bardhë dhe shembullit që ajo dha çdo kund në botë”.

“Letnica nuk është thjeshtë vetëm një fshat, por është një vend ku takohen e shenjta dhe e zakonshmja. Ku një jetë e thjeshtë gërshetohet me një rrugëtim jetësor të jashtëzakonshëm. Pikërisht këtu Shën Tereza përqafoj misionin e saj, një mision që do të sjellte dritë në skajet me të errëta të botës, shpresë për të pashpresët dhe dinjitet për nevojtarët. Në kohët me të errëta për ne ajo kërkoi ndihmë në çdo derë dhe te secili lider botërorë që të ndihmojnë dhe të shpëtohej populli i saj. Në një botë të ndarë shpesh nga dallimet, kjo festë sot, na kujton vlerat universale që na lidhin të gjithëve së bashku, dashurinë, dhembshurin dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, vlera këto për të cilat punoi, jetoi dhe u përjetësua Nënë Tereza. Por për paqe po punojnë edhe shumë e shumë njerëz që sot i kemi në mesin tonë në këtë festë. Nga institucionet tona e deri tek ushtaret e KFOR-it që sot janë në mesin tonë, që pareshtur e ndihmojnë Kosovën që të mbesë vend i paqes e sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët tanë”, tha Osmani.

Të ngjashme