Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur akt të rëndësishëm për historinë njohjen e shtetit të Kosovës nga Siria, raporton Ekonomia Online.
“Sa i përket njohës nga Siria dua të uroj Kosovës, Kosova meriton secilën njohje të pavarësisë së saj sepse është në përputhje të plotë jo vetëm me vullnetin tonë por edhe me vullnetin ndërkombëtare, nuk ka asnjë arsye që shtet të hezitojnë, me Sirinë kemi punuar që një kohë të gjatë me ndihmën e shtetit turk kam hyrë në kontakt me kabinetin e presidentit të Sirisë dhe pastaj takimin e parë e kemi pasur në prill ka qenë një takim i shkëlqyer, kemi diskutuar si ta mbështesim njëra tjetrën në fuqizimin e shteteve. Është një akt me rëndësi histori do të ketë jehonë edhe për shumë shtete të tjera”, tha Osmani.
Osmani ka thënë se është duke u punuar edhe në njohje të tjera, por ka thesuar se shuëm gjëra nuk duhet të bëhen të ditura për shkak se nuk dueht të;i hapet rrugë armiqve të shtetit të Kosovës për t’i bllokuar ato.
“Përgjatë gjithë mandatit puna jonë dhe angazhimi ynë për arritjen e njohjeve të reja ka qenë e çdo ditshme por nganjëherë frytet e punës nuk shihen menjëherë dhe jam shumë optimistë se do të kemi lajme të mira në vazhdim pro nuk është në interes të Kosovës të dalim me emra të shteteve. Ne kemi takuar edhe liderë të disa shteteve të tjera jo njohëse në Arabinë Saudite që ishim. Dhe në çdo shtet tjetër ku ka organizime muletareale takojë edhe shumë shtete tjera jonjohëse por nuk i bëjmë publike por qëllimi është i mirë, nuk është që të mos të jemi transparent. Por qëllimi është që derisa të kemi mundësi të kemi një lajm pozitiv rreth njohës mos t’u hapim rrugën armiqve të Kosovës të krijojnë bllokada sepse siç e dini Serbia me aleatët e saj janë jashtëzakonsith agresiv kundër Kosovës dhe sovraniteti të saj”, deklaroi Osmani.
