Preidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit, sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, djalit të presidentit amerikan, Joe Biden, tha se iu është bashkuar përkujtimeve të familjes Biden për të.
Kështu u shpreh Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook, gjersa shtoi se Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.
“Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë”, shkroi ajo.
Ndryshe, Beau kishte punuar në Kosovë pas përfundimit të luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve lokalë. Për të është një memorial në Ferizaj. Përurimi i këtij memoriali kishte bërë që Bideni të vizitonte Kosovën më 2016, derisa ishte zëvendëspresident.