Osmani për Projektligjin e KPK-së dhe KPM-së: S’kanë ardhur ende në zyrën time

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 15:47 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk kanë arritur ende në Zyrën e saj dy Projektligjet votuara në Kuvend, ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligji Këshillin e Pavarur për Media, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka inkurajuar Asociacionin e Gazetarëve që të dërgojnë ankesë në Presidencë.

“Dy ligjet nuk arritur kurrë ne presidencë, pra nuk i kemi ligjet as të parat as të dytat. Dhe presidenca i analizon dhe i shpreh mendimin e ligjeve. Si Presidence e Republikës ne kemi mbajtur gjithmonë derën e hapur nëse kemi parë ndonjë të drejtë të thyer. Ekipi i AGK lë t’i dërgojnë ankesat, shqetësime mund të drejtohen në presidencë. Sa i përket artikullit të RTK-së nuk mundemi për çdo artikull të japim mendim.  Njëherë më ka thënë në RTK si spiune e Putinit”, u shpreh Osmani.

Të ngjashme