Vjosa Osmani, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se presidenti Hashim Thaçi në Bruksel është duke negociuar për fatin e tij politik, siç tha ajo, nën tavolinë.
“Po flitet që pastaj mund të jetë një ide për autonominë e veriut të Kosovës. Secili prej nesh e dimë duke i parë rastet e tjera në rajon, ndoshta mund të merret mirënjohja nga ana e Serbisë po për çka, për një shtet të gjymtuar që s’mund ta kontrollojë territorin e vet”.
“Për një shtet që mund të ketë një ulëse në OKB, por të shkojë me një ambasador sikur Bosnja që nuk guxon të flasë as për Srebrenicën. A është ky një shtet që na duhet një a është një shtet për të cilin u nënshkrua deklarata e pavarësisë. Autonomia për veriun apo cilido emër që ia vendosni nuk nënkupton asgjë tjetër pos aneksim të vonuar nga ana e Serbisë, ashtu siç po e bën Rusia pasi i ka njohur Republikat Sovjetike”.
“Ne sot përfaqësohemi nga dikush që për interesa personale, për të shpëtuar lëkurën e vet po bën kompromise në emër të Kosovës pa u mandatuar nga Kosova, Kosovës nuk i duhen njerëz që mbi tavolinë negociojnë fatin e Kosovës ndërsa nën tavolinë fatin e tyre politik. Po flasim për zhvlerësim të pavarësisë, për zhvlerësim të Kushtetutës, gjykatës se drejtësisë”.