Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me ç’rast kanë diskutuar për situatën aktuale dhe procesin e dialogut.
Gjatë këtij takimi, Osmani ka thënë se takimi i fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është një moment pozitiv, përcjell teve1.info
“Në takim u diskutua edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç`rast Presidentja Osmani theksoi se kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës.