Osmani pret në takim shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, flasin për mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenko, të cilën e ka përgëzuar për detyrën, duke uruar për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv.

Përmes një komunikate për media, thuhet se në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e përpjekjeve për ta përmirësuar mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.

Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve.

Në këtë kontekst, Osmani vuri në dukje përpjekjet për  qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.

Gjatë takimit, në veçanti u diskutua për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve.

Presidentja ndër të tjera, në këtë takim shtroi nevojën e zbatimit të programeve të fokusuara tek fëmijët dhe promovimi i barazisë gjinore në të gjithë sektorët.

Të ngjashme